7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

I biri i deputetit Shala nuk sheh asgjë të keqe për postin e konsullit që e ka marrë

I biri i deputetit Haxhi Shala, Flakroni, është munduar të arsyetojë caktimin e tij konsull në Pragë. Në reagimin e parë pas publikimit të lajmit nga KOHA për caktimin e tij konsull, Flakron Shala ka thënë se s’ka asgjë të keqe që si i biri i deputetit është emëruar në detyrë shtetërore.

Të martën KOHA raportoi se deputetit Shala iu shpërblye djali me një nga postet më të rëndësishme në diplomaci, si pazar për votën e 3 qershorit kur Shala pas një vizite që iu bë nga ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ndryshoi qëndrim dhe ia dha votën vendimtare për formimin e Qeverisë Hoti. Procesi i caktimit të Shalës konsull u tentua të mbahej fshehtë.

Tani, vetë Shala, në një reagim në Facebook, ka thënë se këtë pozitë e ka marrë sipas ligjit në fuqi dhe falë përvojës.

“Ne? pozitën Konsull i Përgjithshëm i Republikës se? Kosovës jam emëruar sipas ligjit ne? fuqi me propozim te? MPJ-se? dhe me dekretim te? Presidentit te? Kosovës. I gjithe? ky proces e?shte? bazuar ne? CV-n time dhe pe?rvoje?n pese? vjeqare ne? pozite?n si Menaxher shteti pe?r Ballkanin dhe si ane?tar ne? bordin e drejtore?ve ne? Kompanine? C?eke Elanor a.s.”, ka thënë ndër të tjera ai. “Ne?se une? jam djali i nje? deputeti dhe ish-pjese?tari te? UC?K-se?, kjo nuk do te? duhej te? pe?rbe?nte pengese? dhe as te? nxiste debat publik pe?r asnje? shtetas te? Kosove?s qe? te? eme?rohet ne? detyra shtete?rore dhe as pe?r mua”.

Sipas tij, babai i tij deputet s’ka kompetenca të emërojë apo të shkarkojë zyrtarë të MPJ-së e as konsuj të përgjithshëm.

Më Shumë

Sot diplomon gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës

Sot me fillim nga ora 09:00 në sallën “1 tetori” do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Në...

Si u vra para syve të gruas e vajzës? – Zbulohen detaje tronditëse të vrasjes së Beqir Morinës në Prizren

Beqir Morina u vra në mënyrë mizore me dhjetë plumba në kokë para syve të bashkëshortes dhe vajzës së tij 8-vjeçare. Aktakuza e Prokurorisë Themelore...

Lajmet e Fundit