6.1 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Policia kufitare në Vërmicë konfiskon rreth 30 kg drogë

Policia e Kosovës në angazhimet e saj të vazhduesheme në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, gjatë javës që po lëmë pas ka zhvilluar edhe operacione tjera që nderlidhen me parandalimin dhe mbrojtjen nga veprimtaritë e ndryshme kriminale që rrezikojnë sigurinë e përgjthithshme, në veqanti shëndetin e të rinjëve tanë.

Në këtë kontekst me datë 26.11.2020 rreth ores 18:30, Policia e Kosovës për mbikqyrje kufitare, rajoni Përendimi, gjatë realizimit të detyrave operacionale, me rastin e vezhgimit në teren, konkretisht në fshatin Vërmicë, nga largësia permes pajisjeve (për vëzhgim gjatë natës) ka vërejtur lëvizje të dy personave të dyshuar të cilët lëviznin nga territori i Republikës së Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës.

Të dyshuarit në një largësi nga zyrtarët policor kanë hedhur dy qanta të zeza nga dora, dhe falë konfiguracionit të terenit (malor) kanë arritur të ikin në drejtim të Shqipërisë.

Policia në të dy qantat e hedhura nga të dyshuarit ka gjetur disa qese të mbështjellura që dyshohej të jenë substanca narkotike. Lidhur me to janë informuar njësitet kompetente të antidrogës në Prizren dhe forenzika për procedura të mëtejme.

Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar dy (2) qanta me ngjyre të zezë, ku brenda tyre kishte pesëdhjetë (50) paketime najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë totale prej njëzetë e tetë (28) kilogram e 686.8 gram.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti “Blerja, Posedimi, Shperndarja e paautorizuar e Narkotikëve, Substancave psikotrope analoge” dhe hetime të mëtejme janë në proces.

Deri në këtë periudhë të vitit janë konfiskuar mbi 200 kg substanca narkotike të llojeve të ndryshme, përderisa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e pakompromis të rastave të trafikimit dhe abuzimit me substanca narkotike.

Më Shumë

Ylli i bashkohet Pejës në finale

Golden Eagle Ylli është finalisti i dytë i Ligës Unike. Therandasit në gjysmëfinale fituan ndaj Besëlidhjes me rezultat 63:76. Të enjten do të zhvillohet ndeshja për...

Brenda 24 orëve ndodhën 42 aksidente në trafik, policia shqiptoi 807 dënime

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar dhjetëra aksidente trafiku, ku përveç dëmeve materiale, një numër i konsiderueshëm i rasteve kanë përfunduar...

Lajmet e Fundit