20 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

PDK-ja me kërkesa ndaj Qeverisë për Ligjin e Rimëkëmbjes, në të kundërtën se votojnë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka thënë se partia ku bënë pjesë voton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike vetëm nëse pranohen kërkesat e tyre.

Hoxha tregoi edhe idetë e PDK-së për Rimëkëmbjen Ekonomike.

“Ne kemi propozuar së pari pako vetëm qeverisë Kurti dhe tashmë është rikthyer edhe në qeverinë Hoti por që nuk është ndërmarrë asgjë”.

“Kjo pako mund të jetë gjithçka përveç Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, ne vazhdojmë të mendojmë se vetëm kur plotësohen kërkesat tona do ta votojmë”.

“Për ne është shumë me rëndësi që sektorit privat që është rënduar shumë dhe punëtorët që janë larguar nga puna të ndihmohen me grante”.

“Edhe mjekët e infermirët, policët të palodhshëm dhe papushim duhet të rimburoshetn shtesë për punën dhe rrezikun që kanë pas në ballafaqim me pandeminë

“Për trustin ne kemi dhënë dy ide – për përshkallëzim të tërheqejës së trustit për personat që nuk kanë vlerë të lartë në Trust për shkak të pagës dhe nëse nuk përfillet kjo njerëzit duhet të sigurohemi që t’u a kthejmë paratë pas një kohe”, tha ajo në Klan.

“Nëse pranohen kërkesat tona votojmë Rimëkëmbjen Ekonomike”, deklaroi Hoxha.

Më Shumë

Hidhet shorti i Superligës së Femrave, Bashkimi përballet me United në javën e parë

Në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është hedhur shorti për edicionin e ri 2025/26 të Superligës së Femrave. Kampioni aktual, Bashkimi i...

20-shi i LDK-së, Dr. Fejzë Kabashi, premton rikthimin e shërbimeve të shuara stomatologjike në Prizren

Kandidati i LDK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, Dr. Fejzë Kabashi, ka vënë në qendër të fushatës së tij angazhimin për rikthimin e shërbimeve...

Lajmet e Fundit