Deputeti i VV’së thotë PLAN’in nuk e bënë bashkë problemet e qytetarëve, por rritja e VV’së

Deputeti i Vv’së, Hajrullah Ceku, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se partitë në pushtet nuk do mund t’i shtyjnë zgjedhjet e parakohshme edhe për shumë kohë derisa ka paralajmëruar ardhjen e partisë së tij në pushtet.

“Këta e kanë kuptuar se nuk mund të evitojnë zgjedhjet. Duhet të kuptojnë se duhet lënë qytetarët të votojnë. Nëse bëhet edhe një qeveri tjetër tash pa shku në zgjedhje i bjen se po shkojmë nga një tavolinë në një tjetër”, thotë ai.

Tutje Ceku thotë se PDK është pjesë e koalicionit qeverisës përderisa nuk po punon me VV’në që të rrëzojnë qeverinë.

“Këta janë bërë bashkë. Nuk u bënë bashkë për problemet e qytetarëve, por rritja e VV’së. Ajo ata i ka frikësuar nga zgjedhjet. U pa në ditët e fundit. VV arriti fitore në Besianë me 51%. Ky është vullneti i qytetarëve në mbarë vendin”, shtoi ai në emisionin dPT te Fidani në T7. /GazetaExpress/

Më Shumë

‘Nga mikseri i kamionit është shkëputur një gyp’ Detaje nga vdekja e djeshme e 25-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Puna u ndal paraditen e së hënës në vend-punishten e lagjes Arbana në Prizren. Kjo meqë rreth orës 9:00 këtu ndodhi një ngjarje e rëndë. Si...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit