Autori i shtatorës së Skenderbeut: Nuk ja kam bërë anatominë e trupit

Autori i shtatorës së Skenderbeut, Sinan Aliaj ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth punimit që ka realizuar në shtatoren e Skenderbeut në Prizren.

Ai ka thënë se është ndalur në një pjesë të historikut të Skenderbeut dhe nuk ka shikuar detaje të tjera, transmeton Portali.info.

“Unë po e them edhe njëherë, unë jam ndalur në një pjesë të historisë së Skenderbeut, pra prej lindjes deri tek vdekja unë jam ndalur në një pjesë të historisë së tij dhe nuk kam shikuar detaje të tjera”, ka thënë Aliaj.

I kritikuar për trupin e shtatores së Skenderbeut, Aliaj ka thënë se ai nuk i ka bërë anatominë e trupit Skenderbeut, por ka shikuar detaje të tjera të historisë.

Më Shumë

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Rreziku nga pickimi i rriqrave

Me rritjen e temperaturave, rritet edhe rreziku nga paraqitja e rriqrave. Njëra nga komunat më të prekura nga ky fenomen në Kosovë mbetet Malisheva,...

Lajmet e Fundit