Sevilla futet në garë për Shaqirin

Skuadra nga La Liga, Sevilla është futur në garë për Xherdan Shaqirin, kanë njoftuar të enjten mediumet spanjolle.

Bëhet e ditur se Sevilla tashmë ka kontaktuar Liverpoolin për transferimin e Shaqirit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Te Sevilla e shohin Shaqirin si përforcim ideal për repartin ofensiv dhe do të bëjnë të pamundurën për të siguruar shërbimet e tij.

Shaqiri 29-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe me lëndime dhe ka regjistruar vetëm pesë paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat, duke shënuar një gol dhe asistuar një herë.

Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2023, kurse kartoni i tij vlerësohet rreth 15 milionë euro.

Pos Sevillës, edhe skuadrat si Roma e Galatasaray po synojnë transferimin e Shaqirit në janar.

Shaqiri iu bashkua Liverpoolit në vitin 2018 nga Stoke City kurse karrierë ka bërë edhe tek Interi, Bayerni e Baseli.

Më Shumë

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit