8.2 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Haradinaj këmbëngul: O unë president, ose shkojmë në zgjedhje

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK’së, vazhdon të jetë këmbëngulës lidhur me çështjen e presidentit.

Kreu i partisë në koalicionin qeverisës, i ftuar në ‘Ora News’, ka deklaruar se nëse nuk përzgjedhet president, vendi do të shkojë në zgjedhje, shkruan Gazeta Express.

“Për fat të mirë Kosova deri sot ka treguar se është e aftë të mbajë zgjedhje, respektohet demokracia por dhe di të implementojë rezultatin zgjedhor si rasti kur dhashë dorëheqjen unë. Nuk e shoh si shqetësim këtë për vete, për aspektin politik, për Kosovën. Kosova i ka energjitë e brendshme për t’i kaluar këto. Aspektet e çështjes së zgjedhjes së Presidentit do ti zgjidhim në bazë të Kushtetutës. Si aleancë kemi dhënë një opsion që është një marrëveshje politike. Opsion tjetër janë zgjedhjet. Nëse ka mirëkuptim nga palët e mirëpresim nëse jo kuptohet jemi në zgjedhje”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se duhet trokitur në derën e LVV’së ose PDK’së për sigurimin e votave për të parin e vendit.

“Çështja e Presidentit është çështja e një marrëveshje politike mes partive. Pra është një parti e vetme, ose dhe dy nuk i kanë në Kosovë por duhet më shumë më shumë se dy realisht. Si koalicion qeverisës ne kemi një shumicë por është një shumicë shimë e kufizuar. Do të thotë ne kemi mungesë për këtë çështje rreth 20 vota. Dhe opsion është Lëvizja Vetëvendosje, gjetja e një marrëveshje me ta, ose partia demokratike e Kosovës. Kjo është ajo që e pret Kosovën, mundësia e gjetjes së një marrëveshje apo dhe shkuarja në zgjedhje”, ka deklaruar ai.

Tutje, ish-kryeministri i Kosovës e ka parë Gjykatën Speciale si gabim politik votimin e saj prej ish-anëtarëve të kryesisë së PDK’së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Më Shumë

Heqja e kalldërmit shënon fillimin e një epoke të re në sheshin e ‘Shatërvanit’ në Prizren

Heqja e kalldrëmit të vjetër në zonën e “Kejit” në Shatërvan ka zgjuar interesim dhe diskutim të madh në opinionin publik. KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/27684284817881954 Megjithatë, përtej nostalgjisë...

Komuna e Prizrenit anëtarësohet me të drejta të plota në Sister Cities International

Komuna e Prizrenit është bërë anëtare me të drejta të plota e Organizatës Ndërkombëtare të Qyteteve Simotra (Sister Cities International) me seli në Washington...

Lajmet e Fundit