Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kërkon zgjatjen e orarit të punës

Pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë reaguar duke i bërë Qeverisë thirrje për përmbushjen e disa kërkesave.

Në reagimin e tyre kërkohet zgjatja e orarit të punës dhe kjo shihet si shansa e fundit për t’u ‘ngirtur’ në këmbë pas kolapsit ekonomik.

“Lusim Qeverinë e Kosovës të na lejojnë të punojmë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporen, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit”, kanë shkruar ShGK.

Një kërkesë tjetër e Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës ka qenë lejimi i shërbimit ‘delievery’. Ata madje kanë sjellur shembullin e taksistëve të cilën punojnë jashtë orarit të përcaktuar të lëvizjes.

“Delevery duhet urgjentisht me u liru! Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares”, kanë kërkuar Shoqata në fjalë.

Tutje, ata kanë thënë se nëse masat lirohen vetëm për 3 net të vitit të ri, kjo të mos ndodh fare.

“Me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!” .

Kujtojmë që së fundmi Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë protestuar para lokaleve në Prishtinë. /

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit Petrit Kryeziu takon përfaqësuesit e Thesarit të SHBA’së, në fokus lufta kundër pastrimit të parave

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Departamentit të Thesarit të Shteteve të Bashkuara...

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 14 persona të arrestuar në Kosovë

Policia regjistroi 65 aksidente trafiku, prej tyre 26 me të lënduar, ndërsa nuk u shënua asnjë aksident me fatalitet. Policia e Kosovës ka bërë të...

Lajmet e Fundit