Në Prizren, bastisje e arrestime në lokalin ku po zhvilloheshin lojëra të fatit

Policia e Kosovës ka raportuar se ka bastisur një lokal në rrugën “Sheh Emini” në Prizren ky dyshohet se janë organizuar lojëra të fatit ilegalisht, raporton PrizrenPress.

Gjatë kësaj bastisje, policia ka arrestuar 4 persona të dyshuar dhe ka konfiskuar dy llap top, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa.

“Rr.Sheh Emini, Prizren, 08.12.2020-20:00. Janë arrestuar 4 persona të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë kapur në flagrancë duke zhvilluar lojëra të fatit ilegalisht. Nga të dyshuarit janë konfiskuar: dy llap top, një DVR, një printer, 40 euro dhe disa tiketa. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dhe fëmijët

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubim zgjedhor me qytetarët e Suharekës, ku morën pjesë anëtarë, simpatizantë dhe përfaqësues të partisë. Gjatë këtij tubimi u shpalos programi...

Kandidatët e Vetëvendosjes takuan bizneset në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren

Kandidatët e Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, në kuadër të fushatës zgjedhore, kanë zhvilluar një vizitë te bizneset përgjatë rrugës "Remzi Ademaj", ku prezantuan programin...

Lajmet e Fundit