8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Malishevë, prokuroria tërhiqet nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit për këputjen e kabllos së PTK-së

Gjykata Themelore e Gjakovës, është tërhequr nga ndjekja penale ndaj të akuzuarit për asgjësim, dëmtim ose heqje të instalimeve publike, Besim Kasapi.

Prokurori Sadri Alija, pas leximit të ekspertizës së komunikacionit  është tërhequr nga ndjekja penale me arsyetimin se ekspertiza  e ka përcaktuar se aksidenti ka ardhur për fajin e kabllos së PTK-së e cila ishte nen lartësinë 4.5 metra, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurori Alija, tutje ka thënë se përveç ekspertizës, edhe shkresat e tjera që gjinden në aktakuzë tregojnë se në rastin konkret nuk janë plotësuar elementet e veprës penale “asgjësim, dëmtim ose heqje të instalimeve publike”, nga neni 366, par 2 te KPRK-së.

Pas kësaj, gjyqtari çështjes Njazi Morina, mori vendim që shpallja e aktgjykimit të bëhet më 14 dhjetor 2020, në ora 15:30.

Poliklinika “Tirana Medical Center” në Prizren ofron konsultime shëndetësore falas nga distanca

Ndryshe, me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 16 janar 2018, Besim Kasapi, akuzohet se më datë 7 korrik 2017, rreth orës 17:45, në Malishevë, Rruga “Rilindja Kombëtare”, duke vozitur automjetin e tij transportues, dëmton kabllot telefonike të PTK-së, si dhe shtyllën e drurit.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Kasapi, me këto veprime e ka shkaktuar çrregullime në furnizimin e popullatës duke i lënë pa linje telefonike përdoruesit për rreth, si dhe dëm material të pavërtetuar personit juridik PTK-së në Malishevë. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

‘Oda e Prizrenit’ organizon aktivitet për trashëgiminë dhe inovacionin në tekstil

Në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u zhvillua sot aktiviteti “Mjeshtëria në Tekstil – Krijimi i një të Ardhme më të Mirë”,...

Prizreni e mbyll vitin me shumë vizitorë,gastronomia e pëlqyer nga të huajt

Atmosfera e festave të fundvitit po ndihet pothuajse në çdo pjesë të qytetit të Prizrenit. Edhe në këto ditë të ftohta dimërore, vizitorët janë...

Lajmet e Fundit