8.2 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Gjykata në Prizren dënon me burgim trevjeçar dy të akuzuar për vjedhje

Gjykata Themelore në Prizren ka shpall aktgjykim dënues ndaj dy personave të akuzuar për vjedhje të rëndë.

Të akuzuarit A.G. dhe M.K. në mes të datës 16-17 gusht të vitit 2016, rreth orës 21:00 – 00:18, në shtëpinë e të dëmtuarit Sh.G., kishin hyrë me forcë. Aty kanë marrë një pushkë të markës “Akar”, një kuti me mjete për pastrim, rreth 40 fishekë 12mm, një orë të dorës për femra, bizhuteri në vlerë 100 euro dhe të holla në vlerë prej 35 euro, para se të largoheshin nga vendi i ngjarjes.

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me nga tri vjet burgim të akuzuarit. Po ashtu ata janë të detyruar të paguajnë secili nga 50 euro në emër të paushallit gjyqësor, dhe shumën prej 30 euro të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.

Më Shumë

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Pas përfundimit të muajit të Ramazanit, besimtarët e fesë islame kremtojnë sot festën e Fitër-Bajramit. Manifestimi qendror për Fitër Bajramin, për Republikën e Kosovës,...

Përkujtimi i masakrave të vitit 1999 në Rahovec, publikohet programi i aktiviteteve

Komuna e Rahovecit ka publikuar programin e tubimeve përkujtimore për shënimin e 27-vjetorit të masakrave të vitit 1999, të kryera nga forcat serbe në...

Lajmet e Fundit