Kë do ta votojë për president PDK-ja? Flet Kujtim Gashi

Deputeti i PDK-së, Kujtim Gashi ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth mundësisë së zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.

Ai ka thënë se PDK-ja nuk dëshiron të marrë pjesë në zgjedhjen e presidentit pa qenë kandidat i propozuari i tyre, transmeton Portali.info.

Poliklinika “Tirana Medical Center” në Prizren ofron konsultime shëndetësore falas nga distanca

“Ne do të bashkëpunonim me partitë në pushtet në rast se do të votohej kandidati i propozuar nga ne, pasi që nuk ka kuptim që opozita t’ia votojë presidentin partive në pushtet”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se kandidatin për president mund ta propozojë edhe Lëvizja Vetëvendosje dhe pastaj të kërkojë përkrahje apo bashkëpunim me partitë në pushtet.

Më Shumë

LDK në Prizren diskuton organizimin e tubimit të 1 qershorit

Dega e Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur mbledhjen e radhës së shtabit, ku është diskutuar organizimi i tubimit të 1 qershorit,...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit