6 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

COVID-19, Rahoveci kthehet në “zonën e gjelbër”

Komuna e Rahovecit është rikthyer në “zonën e gjelbër” të masave të reja anti COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi përmes një postimi në Facebook.

“Ju informoj se tashmë kemi pranuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin janë miratuar masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, në Komunën e Rahovecit. Aktualisht Rahoveci, është rikthyer në zonën e gjelbër të masave të reja antiCovid-19, por kategorizimi si komunë me rrezik të ulët të infeksionit, assesi nuk duhet të na lejojë të ndihemi komod”, ka shkruar Latifi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Rahovecit që të respektohen masat parandaluese.

“Po përballemi me një situatë mjaft të vështirë, andaj ju lutem vazhdoni t’i respektoni masat parandaluese dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, sepse beteja me armikun e padukshëm Covid-19 po bëhet çdo ditë e më e vështirë. Mos e shpërfillni këtë virus, respektoni masat mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin tuaj e të familjes”, tha Latifi.

Deri më tani, në vendin tonë janë shënuar 45.594 persona të infektuar me COVID-19, 32,498 të shëruar dhe 1,174 të vdekur.

Ky është vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Më Shumë

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Totaj priti Igballe Rogovën/Do të forcojmë mekanizmat kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim Drejtoreshën Ekzekutive të Rrjetit të Grave të Kosovës, Igballe Rogova, së bashku...

Lajmet e Fundit