0.4 C
Prizren
E diel, 21 Dhjetor, 2025

Meta: Shqipërisë i duhet një ndryshim i fortë dhe i madh

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka theksuar se gjithë jetën e tij i ka përkrahur të rinjtë për t’u afrirmuar dhe fuqizuar.

Këtë deklaratë Meta e dha gjatë aktivitetit ndërkombëtar “Ditë Leksionesh të Hapura – Platforma Today’s”, me temën “Të rinjtë në aktualitetin politik”, të organizuar nga Këshilli Rinor i Ballkanit.

Presidenti i vendit është rikthyer 30 vjet më parë, duke theksuar se konkluzioni i tij për këtë është që nëse të rinjtë do kishin pritur ndryshimin e sistemit nga prindërit e tyre, ai nuk do të ndodhte kurrë.

“Doja të kthehesha 30- vjet prapa kur isha student dhe pjesë e lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri. Një moment që duhet ta kujtojmë e të reflektojmë të gjithë. Unë e kujtoj se kam dhe një konkluzion sot pas 30 vitesh që në rast se në të rinjtë e saj kohe do kishin pritur ndryshimin nga prindërit tanë s’do ndodhte kurrë, se prindërit tanë dhe për shkak të regjimit që ishte dhe shumë kufizimeve e frenimeve që ka një prind dhe kurrë s’ndërmerr hapa të tillë të guximshëm që mund të sjellin ndryshime të mëdha në shoqëri”.

“Ndryshimet i bëjnë të rinjtë në emër të ëndrrave të tyre reagimit ndaj padrejtësive, kjo ndodh kur marrin përgjegjësi dhe janë të bashkuar. Ky është mesazh që vlen në çdo kohë. E theksoj sot se mendoj që vendi ka nevojë për ndryshim të madh e të fortë”, ka deklaruar Meta.

Më Shumë

Komisioni për të Pagjeturit del me raport për ecurinë e gërmimeve në Rahovec

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, këtë të premte do të mbajë konferencë për media lidhur me ecurinë e deritanishme të aktiviteteve kërkimore në...

27 vjet nga rënia e Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij

Sot mbushen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve...

Lajmet e Fundit