20.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Mjeku nga Prizreni vdes nga koronavirusi

Një tjetër mjek nuk ka arritur ta fitojë betejen me koronavirusin. Doktor Nexhip Berisha vdiq sot, i konfirmuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i Spitalit të Prizrenit, Afrim Avdaj.

“Doktori ka vdekur gjatë ditës së sotme i konfirmuar pozitiv me COVID-19”, tha Avdaj për Gazetën Express.

Tutje, Avdaj i ka bërë një dedikim kolegut të tij të ndjerë.

 

 

“Do të jesh me ne ashtu siq ishe me mua si shok i studimeve, si doktor dhe do të jesh me mua si frymezim i një miqësie dhe si një koleg i paharuar.

Përjetësia ju takon heronjëve,punonjësve shëndetësore në betejën e tyre sublime ne ruajtjen e shëndetit të popullatës

Dr.Nexhip Berisha pusho në tokën e bekuar të Kosovës për të cilën punove pa rreshtur.

Ngushllime familjarëve e miqve tonë të përbashkët”, thuhet në dedikimin e Avdajt për shokun e tij të ndjerë.

Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë ndërruar jetë nga koronavirusi mbi 20 punëtorë shëndetësorë, shumica prej të cilëve kanë qenë aktiv duke punuar në institucionet shëndetësore.

Ndërsa, për të nderuar kontributin e tyre, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani javën e kaluar ka dekoruar 18 prej tyre me medaljen e meritave. /Gazeta Express/

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Ndërron jetë ish-ushtari i UÇK-së dhe TMK-së, Ramadan Hoti

Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë Ramadan Hoti – i njohur ndryshe si daja Dan, nga fshati Samadrexhë e Suharekës. Ai ishte...

Lajmet e Fundit