11.8 C
Prizren
E martë, 21 Tetor, 2025

Joshua – Fury, detajet se kur dhe ku do të zhvillohet meçi 200 milionësh

Fitorja me nokaut e Anthony Joshuas ndaj Kubrat Pulev pritet të sjellë përplasjen e tij me Tyson Fury.

Bisedimet midis kampeve të dy britanikëve do të fillojnë të hënën për mega-luftën Promovuesi i këtij sporti Eddie Hearn ka pohuar se ai mund ta përfundojë marrëveshjen brenda dy ditësh, përcjell KosovaPress.

Një luftë e parë është caktuar për në Lindjen e Mesme në maj dhe do t’iu ofrojë të dy boksierëve nga 100 milion euro secilit. Ky lajm vjen nga promovuesi i Joshuas, Eddie Hearn, i cili ka një marrëveshje në parim me ekipin e Furyt për dy përballje për të gjithë titujt e peshave të rënda në vitin 2021, me një ndarje 50-50 të rënë dakord për luftën e parë, e cila ndoshta do të zhvillohej në Dubai, Katar ose Arabinë Saudite në fund të muajit Maj.

“Ne të gjithë jemi gati për atë luftë. E vetmja gjë që duhet të zgjidhet është vendi ku do të jetë dhe disa çështje televizive. Kjo është e gjitha.”, tha Hearn.

“Të dy palët janë plotësisht të pajtuar rreth financave, 50-50 lufta e parë, 60-40 për luftën e dytë për fituesin”. tha ai.

“Ne mund të nënshkruajmë një marrëveshje dhe pastaj të shkojmë në një bisedë rreth vendeve të ndryshme, për të parë se ku mund t’i marrim paratë. Nuk ka asnjë arsye që ne nuk mund ta përfundojmë marrëveshjen brenda dy ditësh dhe pastaj të vazhdojmë e të zgjidhim problemet e tjera.”, perfundoi Eddie Hearn.

Më Shumë

Luljeta Veselaj-Gutaj asambleistja më e votuar në Prizren

Luljeta Veselaj Gutaj nga PDK-ja, është asambleistja më e votuar në Prizren. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Veselaj- Gutaj është ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, kurse aktualisht drejton Drejtorinë e...

Zgjedhjet lokale në Prizren/ Renditja e kandidatëve të LDK-së për Kuvend

Pas përfundimit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë publikuar rezultatet për kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për Kuvendin...

Lajmet e Fundit