16.9 C
Prizren
E martë, 28 Prill, 2026

Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen se si u kapën robë nga serbët në Betejën e Pashtrikut

Ish-ushtarët e UÇK-së, Nazmi Bellaqa dhe Sherif Bellaqa janë të ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin.

Ata kanë rrëfyer për Betejën e Pashtrikut, se si u kapën robë 9 ushtarë të UÇK-së.

Nazmi Bellaqa ka thënë se atë ditë beteja kishte zgjatur 7 orë.

Sipas tij, serbët i kishin futur në kurth, i kishin ngritur pritë dhe pastaj i kishin sulmuar.

“Në pritën e pestë na kanë gjuajtur. Atëherë kanë filluar luftimet ku janë plagosur disa ushtarë. Unë jam plagosur atë ditë por më vonë. Ne jemi kapur robë. Beteja ka zgjatur 6-7 orë ose më shumë. Ne jemi shpërndarë prej shokëve. Atë ditë ka qenë mjegull e madhe. Ne kemi marëshuar rrugën drejt Kosovës por kemi marrë drejtimin kundër bashkë me djalin e axhës. Gjatë rrugës nuk kishim as ushqim”, tha ai.

Pasi u zunë robë, Bellaqa thotë se u dërguan në burgun e Prizrenit, ku më pastaj edhe u malltretuan.

“Malltretimi filloi në burgun e Prizrenit. Na largun edhe rrobat për të na malltretuar. Na kanë lënë pa ngrënë e pa pirë e pastaj na kanë rrahur nga 4-5 vetë”, shtoi ai.

Më Shumë

Hoti me mesazh nga Prizreni: Dy ditë vendimtare për Presidentin e ri ose kthimin e mandatit te qytetarët

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, pas një të diele të kaluar në Prizren, ka theksuar rëndësinë e zhvillimeve të radhës...

Ndërron jetë mësuesi Hylmi Sylejmani nga Dragashi

Ka ndërruar jetë mësuesi me përvojë shumëvjeçare nga fshati Blaç i Dragashit, Hylmi Sylejmani, një figurë e njohur në fushën e arsimit dhe edukimit. Lajmin...

Lajmet e Fundit