23.5 C
Prizren
E diel, 24 Gusht, 2025

Gastronomët thirrje qeverisë për zgjatjen e orarit të punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës sot i bëri thirrje qeverisë për zgjatje të orarit të funksionimit të bizneseve.

“Duke marrë parasysh situatën dhe mos-efektivitetin e masave, ne njëzërit edhe me Odat dhe Shoqatat tjera sektoriale, i bëjmë thirrje Qeverisë që të drejtojë fokusin drejtë çështjeve ekonomike dhe të ngrisë nivelin e dialogut publiko-privat. Rrjedhimisht, ne konsiderojmë të domosdoshme zgjatjen e orarit të funksionimit të bizneseve dhe unifikimit të tij për të gjitha komunat në mënyrë që të mundësohet operimi normal i bizneseve gjithmonë duke marrë parasysh rekomandimet e OBSH-së.”, u bë e ditur në njoftim.

Sipas shoqatës, zgjatja e orarit pashmangshmërisht duhet të ndodhë.

“Respektivisht, sipas rezultateve të hulumtimit të SHGK-së, po të lejohej që bizneset të veprojnë në rrethana normale (pa kufizime kohore), 45% e bizneseve kanë raportuar që do t’iu duhet më shumë se një (1) vit për t’u rikuperuar.

Ndërsa, 43% prej tyre janë shprehur se do t’iu duhet 3-12 muaj që të kthehen në gjendje normale të funksionimit.”, bëri të ditur shoqata përmes një postimi në facebook.

Ndryshe , më 11 dhjetor Shoqata e Gastronomëve, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit të Kosovës dhe Rrjeti i Shitësve me Pakicë, të mbështeturat nga odat ekonomike në vend kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të zgjasin orarin e punës apo edhe të heqin krejtësisht këtë kufizim.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka deklaruar se lehtësim për bizneset është Ligji për Rimëkmëbje./21Media

Më Shumë

Kërkohet ndihmë financiare për trajtimin mjekësor të Zarife Deçajt

Zarife Deçaj ka një çrregullim neurologjik me pasoja në lëvizje dhe muskuj. Ajo është planifikuar për ekzaminime neurologjike dhe një program të plotë të...

Anton Quni takohet me Papa Leo XIV, ia dhuron një fotografi të Ibrahim Rugovës

Anton Quni i LDK’së ka zhvilluar një takim privat me Shenjtërinë e Tij, Papa Leo XIV, në Vatikan. Quni, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij,...

Lajmet e Fundit