Hasin në pronarin e shtëpisë, ikin hajnat (VIDEO)

Tre hajdutë tentuan të vjedhin në një shtëpi në Banjë të Malishevës, që besuan të jetë pa askënd brenda.

Por, hajnave që ishin të maskuar e të armatosur iu mbeti vetëm tentim pasi ata hasën në pronarin e shtëpisë, i cili ishte në gjumë e të cilin në kërcënimin e armës e dërguan nga dhoma e gjumit në atë të ndejës për të ikur pastaj nga ballkoni.

Sipas policisë pronari i shtëpisë nuk ka pësuar lëndime trupore dhe se në shtëpi nuk i është vjedhur asgjë.

Megjithatë, organet e rendit që dolën menjëherë në vendin e ngjarjes besojnë që i kanë kapur këta hajna, meqë në këtë zonë i ka arrestuar tre persona që derisa po lëviznin me një veturë nuk iu bindën urdhrit për ndalesë.

Andaj, në veturën e tyre janë gjetur dy fishek dhe dy gëzhoja te armës se gjuetisë si dhe një thikë.

“Duke kontrolluar lokacionin e ikjes se te dyshuarve është gjetur edhe një pushke gjuetie artizanale me një fishek ne tyte për te cilën njeri nga te dyshuarit ka pranuar se i përket atij dhe se ai e kishte hedhur nga vetura gjate ikjes”, tha Bekim Avdija, shef i sektorit regjional për hetime në rajonin e Gjakovës.

Për rastin është njoftuar prokurori për krime të rënda, me urdhër të cilit të dyshuarit janë dërguar në paraburgim për 48 orë.

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

Avdyli: Aty ku është Vjosa, është fitorja

Ish-deputeti Haxhi Avdyli ka publikuar një mesazh mbështetës për kandidaten për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, duke theksuar përkrahjen e tij ndaj saj.   Përmes një...

Lajmet e Fundit