Konjufca: Mytaher Haskuka është një ndër kryetarët më të pakorruptuar në Kosovë

Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka folur për kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukën.

Konjufca tha se Haskuka është një ndër kryetarët e komunave më të pakorruptuar në Kosovë, shkruan Express.

“Unë mendoj që në Prizren, Mytaher Haskuka, konsideroj se është njëri ndër kryetarët më të pakorruptuar komunal. Unë siguroj që ju nuk mund t’i gjeni asnjë aferë korrupsioni atij”, është shprehur Konjufca.

Ndërsa në pyetjën për drejtorin e Haskukës i cili ka aktakuzë, Konjugca tha se janë marrë masa ndaj tij.

“Një drejtor për të cilin është përfolur, ata kanë marrë masa ndaj tij. E gjithë çështja ka qenë se është vonuar që nuk janë marrë masa më herët”, shtoi Konjufca./Express/

Më Shumë

Malisheva kampione e Ligës së Parë U19

Skuadra e Malishevës është shpallur kampione e Ligës së Parë për grupmoshën nën 19-vjeç. Në ndeshjen e fundit të xhiros së 22-të, Malisheva shënoi...

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

Nata e dytë e gjysmëfinales së Eurovision Song Contest 2026 ka ulur siparin me një lajm të jashtëzakonshëm për publikun shqiptar: Alis ka prekur...

Lajmet e Fundit