8.9 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

A ka momente kur është nënvlerësuar vetëm pse është e verbër? Flet Yllka Berisha nga Prizreni

Yllka Berisha ka rrëfyer në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në Kanal 10 për sfidat që ka hasur vetëm pse ishte e verbër.

Ajo ka thënë se edhe pse është e re në moshë, ajo nuk e ka pasur shprehi të kërkojë ndihmë nga institucionet apo personat e tjerë, transmeton Portali.info.

Por, Yllka ka pasur raste edhe kur është neglizhuar nga njerëz të ndryshëm.

“Unë nuk kërkoj shpesh ndihmë, por ka ndodh që të kërkoj ndihmë për të lexuar ndonjë libër apo diçka të tillë, e personi në fjalë më ka thënë se është i zënë”, ka thënë Yllka.

Ajo ka thënë se këto sjellje e kanë bërë shpesh herë që të ndihet e nënvlerësuar.

Më Shumë

Përurohet Qendra Sportive në Bukosh

Në fshatin Bukosh të Suharekës është përuruar sot qendra e re sportive, një investim që synon zhvillimin e sportit dhe rritjen e aktiviteteve fizike...

Si qëndruan 4 ditë pa bukë e ujë në kulmin e shtëpisë Milazim Duraku me 7 nipat në Krushë të Madhe?

Sot u shënua një nga masakrat më të mëdha të luftës ë fundit në vend, ajo e Krushës së Madhe, ku forcat serbe vranë...

Lajmet e Fundit