Infermierët nuk u sulmuan në Emergjencën e Spitalit, por në Urgjencën e QKMF-së në Prizren

Sulmi i mbrëmshëm ndaj infermierëve nuk ka ndodhur në Emergjencës e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”në Prizren, por në Urgjencën e QKMF-së në Prizren.

“Por, pavarësisht vendit ku ka ndodhur sulmi, çdo sulm ndaj mantilbardhëve në vendin e punës është i papranueshëm dhe i dënueshëm”, thuhet në sqarimin e Spitalit të Prizrenit.

“ Mantilbardhët gjatë gjithë kohës janë në gatishmëri të plotë të ofrimit të shërbimeve shëndetësore për gjithë qytetarët, ndërsa në këtë kohë të pandemisë ata, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre dhe të familjeve të tyre, janë vënë në vijën e parë të frontit në luftimin e pandemisë dhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore për pacientë”.

“Andaj, ftojmë të gjithë qytetarët që nëse nuk ndihmojnë, të paktën mos të pengojnë mantilbardhët në punën e tyre të ofrimit të shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit ndaj pacientëve”.

Më Shumë

Gjendet 24-vjeçarja nga Prizreni që ishte raportuar e zhdukur

Është gjetur vajza 24-vjeçare nga Prizreni, e cila ishte raportuar e zhdukur pasi ishte larguar nga shtëpia pa njoftim. Sipas burimeve, ajo është gjetur më...

“Nuk është lajmëruar qe dy ditë” – zhduket 24-vjeçarja nga Prizreni, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë

Një rast i zhdukjes së një të reje po hetohet në Prizren, pasi B. D. rreth 24 vjeç është larguar nga shtëpia dhe nuk...

Lajmet e Fundit