5.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Parkingun e komunës, kryetari i Suharekës e lëshon për bashkëatdhetarët

Numër i madh i bashkatdhetarëve kanë arritur në Kosovë, përgjatë ditëve të fundit, disa me aeroplanë e të tjerë me vetura e autobusë.

Madje shumë prej tyre janë ende në pika kufitare, duke pritur për më shumë se 10 orë, në mënyrë që të arrijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

Por është pikërisht komuna e Suharekës, që ka vendosur t’u bëjë mirëseardhje mërgimtarëve.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj tha se parkingu i oborrit të komunës do të jetë falas, siç është praktikuar edhe vitet e kaluara, transmeton lajmi.net.

Madje ai theksoi se mërgimtarët kanë dhënë shumë për vendin e tyre, në të gjitha periudhat dhe se është detyrë e udhëheqësve që t’u shërbejnë institucionalisht.

Postimi i plotë:

Të dashur mërgimtarë,

Po shohim se tashmë jeni nisur drejt vendlindjes tuaj, natyrisht për t’i vizituar familjet tuaja dhe festat ti gëzoni në vendin tuaj.

Si kryetar i komunës jam në shërbimin tuaj, duke ju uruar së pari udhëtim të mbarë, dhe ju premtoj se institucionet komunale janë në shërbimin tuaj me të gjitha kapacitetet.

? Parkingu në oborrin e komunës është falas për ju, ashtu siq e kemi praktikuar edhe viteve të kaluara;

?E-Kiosqet në qytet për shërbime online, për nxjerrjen e dokumenteve bazë do të jenë në shërbim për ju, krahas administratës e cila do të operoj me të gjitha kapacitetet brenda kompetencave komunale;

?Jemi munduar ta mbajmë të gjithë hapsirën publike bukur dhe pastër;

?Qyteti është rregulluar për festat e fundvitit, ashtu që ju të krenoheni me vendin tuaj dhe progresin që ka Komuna e Suharekës.

Meqë jemi në kohë pandemie, ju lus që ti zbatoni rregullat e institucioneve shëndetësore që ta mbroni veten dhe familjet tuaja.

Ju i keni dhënë shumë vendit tuaj në të gjitha periudhat, dhe detyrë e jona është t’ju shërbejmë institucionalisht dhe për këtë obligohem të jem në krye të detyrës.

Besoj se do të takohemi në qytet, natyrisht me respektim të rregullave dhe distancës, dhe me knaqësi do t’i dëgjoj, vërejtjet, këshillat dhe sygjerimet tuaja.

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Latifi përkujton 49 martirët e Brestocit në 27-vjetorin e rënies

Kryetari i Komunë së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar rënien e 49 martirëve në Brestoc. Latifi, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin...

Lajmet e Fundit