-1 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

NISMA jep sinjale se mund t’i bashkohet PDK-së në zgjedhje

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka konfirmuar se partia e Fatmir Limajt janë në bisedime për bashkim të mundshëm me PDK’në në zgjedhjet e jashtëzakonshme që i imponoi vendimi i gjykatës Kushtetuese për jokushtetutshmërinë e Qeverisë Hoti.

Megjithatë, Sherifi ka deklaruar se NISMA përveç me PDK’në ka edhe alternativa tjera.

Por sipas tij, ai personalisht do të preferonte që NISMA të garonte bashkë me PDK’në në zgjedhjet e ardhshme që priten të shpallen brenda pak ditësh, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk mund ta përjashtoj. Por as nuk mund ta konfirmoj sonte. Ajo që unë mund të ju konfirmoj është se jemi në bisedime. Kemi qenë dhe jemi në bisedime, dhe ditëve në vijim do ta sqarojmë”, tha ai RTV Dukagjini.

“Zotri Limaj është në bisedime me disa nga partitë politike, por unë preferoj më PDK’në”, shtoi tutje Sherifi.

Kujtojmë se NISMA në zgjedhjet e fundit, në koalicion me AKR’në e Behgjet Pacolli, mezi ka kaluar pragun zgjedhor.

Më Shumë

Limaj nga shtëpia e shëndetit në Malishevë: Me fitoren tonë shëndetësia do të trajtohet nga dora e shtetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh edhe kandidat për deputet me numrin dy në listën zgjedhore të koalicionit AAK-Nisma, ka vizituar shtëpinë e...

Komiteti për Komunitete në Malishevë shqyrton planin e punës për vitin vijues

Komiteti për Komunitete në Malishevë, nën drejtimin e kryesuesit Amrush Helshani, mbajti sot mbledhjen e parë për këtë vit. “Sot, në mbledhjen e parë për...

Lajmet e Fundit