Hamza: Votuesi i PDK-së mund të mos votojë fare, por nuk voton asnjë parti tjetër

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza është shprehur i bindur se një votues i PDK-së mund të abstenojë në këto zgjedhje, por asesi të votojë për një parti tjetër.

Hamza tha se është logjikisht e pamundur që një votues i PDK-së të votojë Nismën apo partitë e tjera.

“Votuesit e PDK-së nuk e votojnë dhe nuk kthehen të votojnë parti të tjera, në këtë rast LDK-në, Nismën, apo parti të tjera. Mund të abstenojë, por nuk del me e ndërru partinë. Kur i shohim partitë e vogla edhe të mendosh që prej PDK-së, kur po shihet trendi, shkon e voton Nismën mendoj që logjikisht shihet si e pamundur”, tha Hamza në Rubikon.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Lajmet e Fundit