Ky ishte postimi emocional që babai i vrarë bënte për djalin e tij të dyshuar për vrasjen (FOTO)

Ngjarja tragjike që ndodhi sot në Prizren tronditi gjithë vendin, ku një 30-vjeçar vrau me thikë babanë e tij në lagjen “Dardania” të kësaj komune.

Megjithëse nuk dihen arsyet e konfliktit mes dy personave, Portali.info ka gjetur një postim të viktimës së bashku me të dyshuarin.

Në nëntor të vitit 2018, viktima F.H., kishte postuar një foto me djalin e tij M.H.

“Me djalin tim të dashur… Miran të dëshiron gjdo të mirë babi”, kishte shkruar F.H.

Për rreth dy vite më pas, M.H. theri me thikë për vdekje babanë e tij F.H. në rrethana ende të panjohura.

Portali.info ka siguruar pamje direkte nga vendi i ngjarjes, ndërsa nga policia kanë thënë se është arrestuar 30-vjeçari dhe është konfiskuar arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi. /PORTALI.info

Më Shumë

Votimi në Prizren vijon pa probleme, Hyseni: Proces i qetë dhe i organizuar

Nga Qendra Komunale e Numërimit në Prizren ka folur, Nexhmedin Hyseni, i cili mban edhe një pozitë brenda KQZ-së.   Ai ka deklaruar se procesi po...

148 vjet nga Lidhja e Prizrenit

Sot mbushen 148 vjet që kur më 10 qershor 1878 filloi organizimi dhe themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Është kjo njëherësh një ndër Lidhjet...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit