10.8 C
Prizren
E enjte, 31 Tetor, 2024

Messi zbulon dy trajnerët më të mirë në botë, situatën te Barcelona dhe si do të donte ta kishte jetën

Lionel Messi ka dhënë një intervistë të gjatë për “La Sexta”, e cila do të transmetohet të dielën në mbrëmje, ku ka folur për shumë gjëra.

Disa pjesë të intervistës janë publikuar, ku nuk mungojnë përgjigjet interesante, rreth Barcelonës dhe jetës së tij.

Argjentinasi ka zgjedhur dy trajnerët më të mirë në botë, duke mos qenë edhe befasi e madhe, pasi sipas tij Pep Guardiola dhe Luis Enrique janë më të mirët.

“Pep ka diçka të veçantë, të bën t’i shohësh gjërat në një mënyrën e tij, si ai i përgatit ndeshje, në aspektin mbrojtës dhe sulmues. Ai të thotë saktë si ishte loja, si duhet të sulmonit për të fituar”.

“Kam pasur fatin e keq, në thonjëza, që punova për një kohë të gjatë me Guardiolan dhe Luis Enriquen, dy më të mirët. Kjo bëri që unë të rritem shumë në futboll, prej atyre që ata më mësuan rreth taktikës”, ka thënë fillimisht.

Tutje ylli argjentinas i futbollit siguroi të gjithë se tani ndjehet mirë te Barcelona, kur foli edhe për periudhën e verës.

“Unë jam mirë sot. Është e vërtetë që kam kaluar një kohë shumë të keqe në verë”, e pranon Messi në intervistë.

“Ajo që ndodhi erdhi nga ajo që ishte bërë më parë. Çfarë ndodhi para verës, mënyra se si përfundoi sezoni, burofaksi dhe të gjitha këto…”.

“Pastaj e tërhoqa pak me vete në fillim të sezonit, por sot jam mirë. Ndihem sikur luftoj seriozisht për gjithçka që është përpara nesh. Ndihem i ngazëllyer”.

“E di që klubi po kalon një kohë të vështirë, në nivelin e klubit dhe ekipit, dhe gjithçka rreth Barcelonës është e vështirë, por unë po shikoj para”, nënvizoi ai.

Kur je një nga yjet më të mëdha në botë, atëherë jeta private është e vështirë dhe këtë e pranon edhe Messi, duke thënë se do të donte të kalonte kohë jashtë në restorante dhe në kinema më shumë më fëmijët.

“A ka diçka që Messi do të donte të ishte ndryshe? Po. Jam i privilegjuar për gjithçka që kam jetuar, por ka raste që do të doja të isha anonim. Do doja të isha në gjendje të kënaqesha duke shkuar në ‘shooping’, të shikoja një film në kinema apo në një restorant, veçanërisht kur jam me fëmijët e mi”, ka thënë Messi.

Më Shumë

U gjet pa vetëdije 59-vjeçari në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, humb jetën në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në rrugën “Adem Jashari” në Prizren, ku një 59-vjeçar është gjetur i shtrirë në...

Gjykimi ndaj ish-drejtorit të Komunës së Prizrenit, eksperti thotë se pagesa u realizua në bazë të tri dokumenteve

Në Gjykatën Themelore në Prizren, në gjykimin ndaj ish-drejtorit të shërbimeve publike në Komunën e Prizrenit, Osman Krasniqi, eksperti Visar Bibaj ka deklaruar se...

Lajmet e Fundit