11.4 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Britania miraton vaksinën anti-COVID të Oxfordit

Britania e Madhe ka aprovuar të mërkurën vaksinën anti-COVID të Universitetit të Oxfordit dhe AstraZenecas.

Qeveria britanike ka thënë se ka marrë rekomandim nga agjencia e ilaçeve për miratimin e kësaj vaksine për përdorim kundër COVID-19.

Britania e Madhe ka porositur rreth 100 milionë doza të vaksinës së prodhuesit AstraZeneca – të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milionë njerëz.

Miratimi nënkupton që vaksina është e sigurt dhe efektive.

Ajo ishte krijuar në muajt e parë të vitit 2020, ndërsa u testua në muajin prill në fazën fillestare.

Kjo bëhet vaksina e dytë e miratuar në Britani të Madhe pas miratimit të vaksinës Pfizer/BioNTech në dhjetor.

Më shumë se 600 mijë njerëz në Britani tashmë janë vaksinuar me vaksinën e parë.

Përparësia e vaksinës së Oxfordit është se mund të ruhet në frigoriferë standardë, për dallim nga ajo e Pfizerit që kërkon temperaturë -70 gradë Celsius.

Grupet prioritet janë të moshuarit dhe punëtorët shëndetësorë.

Deri tash në Britani të Madhe janë regjistruar rreth 2.4 milionë të infektuar me koronavirus, ndërsa 71 mijë prej tyre kanë vdekur./KOHA

Më Shumë

Dogana e Kosovës sekuestron mallra të padeklaruara në pikën kufitare në Vërmicë, me vlerë rreth 8,000 euro

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në orët e fundit në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, janë evidentuar dy raste të ndryshme të tentativave për kalim...

Shaqir Totaj: Prizreni e vazhdon rrugëtimin e punëve të mira të dielën

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar se strukturat janë mobilizuar për zgjedhjet e balotazhit. Ai ka...

Lajmet e Fundit