Dorëzohet Koeman: Shumë e vështirë për Barcelonën ta fitojë La Ligën

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, e ka pranuar se janë zvogëluar dukshëm mundësitë e skuadrës së tij për ta fituar titullin në La Liga këtë sezon, pasi lëshoi pikë përsëri në barazimin 1:1 me Eibarin.

Forma e dobët e Barçës vazhdoi edhe të martën mbrëma, pasi nuk mundi ta fitojë më shumë se një pikë kundër Eibarit në mungesë të kapitenit Lionel Messi.

Barcelona ngel shtatë pikë prapa liderit Atletico Madrid, i cili mund ta rrisë epërsinë nëse i fiton dy ndeshjet e mbetura.

“Jam realist, është e vështirë ta fitojmë titullin. Asgjë nuk është e pamundur, por ne duhet ta pranojnë dallimin (në pikë)”, tha Koeman.

“Atletico duhet ekip shumë i mirë. Ata janë të fortë dhe nuk pranojnë shumë gola”, shtoi ai.

Më Shumë

Lagjja e Shehut shpallet kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Lagjja e Shehut është shpallur kampion i turneut tradicional “Java e Dëshmorëve të Hasit” në futsall, për nder të Dëshmorëve të Hasit, duke e...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Lajmet e Fundit