13.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Gradohen 127 togerë në Policinë e Kosovës

Policisë së Kosovës, pas një procesi disa mujor të testimeve dhe trajnimeve të suksesshme, i shtohen njëqind e njëzet e shtatë (127) togerë, të cilët u graduan sot përmes një ceremonie virtuale, në të cilën morën pjesë menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës dhe vet zyrtarët e graduar.

Ceremonia virtuale është udhëhequr nga u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, i cili iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti, (në vijim keni fjalimin). “Jemi mbledhur sot në këtë takim virtual për të shënuar një ndër ditët më të rëndësishme të karrierës suaj, si dhe rritjes dhe zhvillimit të organizatës sonë. Duke ditur se sa është e rëndësishme kjo ditë për ju, familjet tuaja dhe për Policinë e Kosovës, do të doja që ky takim të zhvillohej me një ceremoni ashtu siq ju e meritoni, mirëpo rrethanat e krijuara nga pandemia ‘Covid-19’ dhe qëllimi të ruajtjes së shëndetit, na ka detyruar që kësaj radhe të takohemi në këtë formë”, ka thënë ai, duke shtuar se ky proces gradimi është thelbësor në zhvillimin e kuadrove të reja dhe në avancimin e vazhdueshëm të stafit policorë.

“Ju jeni këtu në përfundim të një procesi të gjatë pas një rrugëtimi sa të vështirë aq edhe emocionues, i përcjellë me shumë sfida dhe mjaft konkurrues, që do të thotë se Policia e Kosovës ka selektuar më të suksesshmit nga radhët e saj. Ky proces gradimi është thelbësor në zhvillimin e kuadrove të reja dhe në avancimin e vazhdueshëm të stafit policorë, me qëllim që t’u ipet mundësia që këto aftësi profesionale të shndërrohen në përformancë efektive”, ka deklaruar Mehmeti.

Më Shumë

Vushtrria fiton derbin e madh ndaj Lirisë në Prizren

Në një ndeshje që mbajti stadiumin “Përparim Thaçi” në tension të vazhdueshëm, Vushtrria arriti të fitojë derbin ndaj Lirisë me rezultatin 1-0. Golin e vetëm...

Prizreni pret derbin e madh: Liria sfidon lideren Vushtrria

Sot në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren zhvillohet një nga përballjet më të rëndësishme të Ligës së Parë të Kosovës, ku Liria pret lideren...

Lajmet e Fundit