Shqipëria siguron dozat e para të vaksinës anti-COVID, Rama thotë se një pjesë do të shkojnë për mantelbardhët në Prishtinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur se një pjesë e dozave të siguruara nga Shqipëria do të shkojnë edhe për mantelbardhët në vijën e frontit në Kosovë.

Një deklaratë të tillë, kryeministri Rama e ka bërë të ditur gjatë komunikimit të lajmit se Shqipëria ka siguruar zyrtarisht 500 mijë dozat e para të vaksinës anti-COVID, përcjell Telegrafi.

“… ndryshe nga shembulli i keq i BE-së ndaj Ballkanit ne nuk do t’ia kthejmë shpinën Kosovës, duke e lënë në pritjen dhe ankthin torturues”.

Pa diskutim, sipas Ramës, “kjo nuk ua zgjidh dot këtë hall të madh krejt motrave dhe vëllezërve tanë në atë anë të kufirit por nuk do të ngurrojmë që tua qajmë hallin që sapo kemi zgjidhur për veten”.

“Kosovës do t’ia dhurojmë një sasi për vaksinimin e bluzave të bardha të në spitalin për rastet me COVID-19 ndërkohë që heronjtë e Kosovës të fillojnë vaksinimin në të njëjtën kohë me heronjtë tanë në Tiranë”, ka thënë kryeministri Rama, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar: “kam kërkuar nga ministri i Shëndetësisë i Shqipërisë që të komunikojë menjëherë me homologun e tij në Kosovë për të mundur të vendosim sasinë mundshme për personelin e spitalit për COVID-19 në Kosovë”.

Ndryshe, Rama përmes një deklarate për media ka thënë se 10.750 dozat e para në Shqipëri do të mbërrijnë në fillim të javës së tretë të janarit ndërsa 30.250 doza të tjera do të vijnë në muajin shkurt – pas marrëveshjes së arritur me kompaninë Pfizer.

Kryeministri i Shqiëpërisë ka njoftuar se puna për sigurimin e vaksinimit nuk është ndalur me kaq, pasi sipas tij 9 mijë doza do t’i sjellin dy vende partnere në mes të janarit. /Telegrafi/

Më Shumë

Prizreni shënon Ditën e Çlirimit me ekspozitë artistike të fëmijëve dhe të rinjve

Në kuadër të shënimit të Ditës së Çlirimit të Prizrenit, është organizuar një aktivitet i veçantë artistik ku fëmijë dhe të rinj kanë shprehur...

Kurti në Prizren falënderon aktivistët e LVV-së për fushatën zgjedhore

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë në Prizren, ku ka falënderuar aktivistët dhe aktivistet e Lëvizjes Vetëvendosje për angazhimin...

Lajmet e Fundit