1.2 C
Prizren
E diel, 19 Janar, 2025

Abrashi: Vetëvendosje do të shënojë fitore të madhe në zgjedhje

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, tha se qytetarët nuk kanë dilemë rreth përcaktimit të votës së tyre, në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Sipas tij, Vetëvendosje do të shënojë fitore të madhe  në këto zgjedhje.

“Tashmë është e qartë se qytetarët e Kosovës nuk kanë dilemë rreth përcaktimit të votës së tyre. Mjaftuan 50 ditë të Qeverisë Kurti për ta kthyer shpresën tek institucionet e vendit dhe bindjen e plote se ky vend mund të qeveriset drejtë dhe mirë nëse në krye të saj vjen Albin Kurti me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha Abrashi për “PrizrenPress”.

Ai tregon edhe arsyen kryesore pse qytetarët do të votojnë Vetëvendosjen.

“Pas vjedhjes se mandatit tonë nga partitë humbëse të zgjedhjeve, të cilat konsoliduan Qeverinë ilegale Hoti, për qytetarët është më se e qarte se ku duhet dhënë mbështetja në këto zgjedhje të parakohshme. Kjo është arsyeje kryesore e besimit tonë në fitoren e madhe, e cila do të jetë realitet shumë shpejt”, shprehet ai.

Abrashi është edhe kryetar i degës së LVV-së në Prizren. Ai tregon se synimi i tyre është që të rrisin numrin e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, Qendra jonë në Prizren ishte e përfaqësuar me katër deputetë në Kuvendin e Kosovës. Në këto zgjedhje synojmë ta rrisim edhe me tej numrin e përfaqësimit”.

Abrashi tregon se Vetëvendosje në Prizren, vitin e kaluar ka dyfishuar anëtarësinë.

“Brenda vitit që lamë pas, Vetëvendosje në Prizren ka dyfishuar anëtarësinë. Ka mbajtur proces zgjedhor ne 21 pika, nga gjithsej 50 sa synojmë ti kemi. Mirëpo, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend, është dashur ta shtyjmë procesin e zgjedhjeve të brendshme”, shprehet ai.

Vetëvendosje në Prizren shumë shpejt do të themelojë Shtabin Zgjedhor.

“Gjatë ditëve në vijim do ta themelojmë shtabin zgjedhor me departamentet përkatëse. Në vende të caktuara do të kemi shtabe rajonale. Shumë shpejt do të jemi të konsoliduar për të hyrë fuqishëm në garën zgjedhore, dhe synojmë jo vetëm fitoren në Prizren, por dominim të plotë karshi partive tjera politike”, tha Abrashi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

50 gra aderojnë në PDK-në e Prizrenit

Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren i janë bashkuar sot 50 gra të profesioneve të ndryshme. Kryetari i degës së këtij subjekti politik, Shaqir...

Përmendore për profesor Sabahajdin Cenën

Nga Sahit F. Osmani Kur trupi i të mirit vdes, emri dhe kujtimi i tij bëhen përmendore, mbartin madhështinë e njeriut shpirt bardhë, gjithë jetën pa përkulur kokën dhe...

Lajmet e Fundit