Hoxhaj për koalicionin me Nismën: Ende s’kemi vendosur

Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj tha se ende nuk kanë vendosur për koalicion me partinë Nisma Socialdemokrate.

Hoxhaj në një konferencë për media tha se ende nuk kanë biseduar me kryesinë për koalicione të mundshme, por tha se do të garojnë me identitetin dhe logon e PDK-së.

“Sot kemi folur shumë gjatë për pikat programore në mbledhjen e kryesisë. Ende nuk kemi biseduar për koalicionet që mund të kemi, qëndrimi është që PDK-ja të kandidojmë me identitetin dhe logon e saj, por ende ka kohë. Por nuk ka opinione të ndara në raport me koalicionet e mundshme”, tha Hoxhaj.

Vendi së shpejti pritet të shkojë në zgjedhje pasi që Gjykata Kushtetuese konstatoi se vota e deputetit Etem Arifi pro formimit të Qeverisë së drejtuar nga LDK ka qenë e pavlefshme.

Më Shumë

Kuvendi i Prizrenit miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027-2029

Kuvendi Komunal i Prizrenit ka miratuar të enjten Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027-2029, pas një debati të gjerë mes anëtarëve të kuvendit...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit