Lexuesit e bibliotekës së Prizrenit mund ta shfrytëzojnë anëtarësinë e vitit të kaluar për vitin 2021

Biblioteka Ndërkomunale në Prizren ka njoftuar lexuesit se anëtarësinë e vitit 2020 do të mund ta shfrytëzojnë edhe gjatë vitit 2021.

Në njoftimin e bibliotekës thuhet se kjo është bërë për arsye se lexuesit nuk kanë mundur ta shfrytëzojnë bibliotekën për shkak të pandemisë COVID-19.

“Të nderuar lexues të Bibliotekës, duke ju uruar Vitin e Ri 2021 ju informojmë se të gjithë anëtarët e Bibliotekës të anëtarësuar në vitin 2020 do të vazhdojnë me të njëjtën anëtarësi edhe këtë vit. Kjo për arsye se kemi menduar se gjatë vitit 2020 nuk kanë arritur ta shfrytëzojnë Bibliotekën për shkak të gjendjes së krijuar shkaku i pandemisë”, thuhet në njoftimin e bibliotekës.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Emilja Rexhepi paralajmëron zgjedhje të reja

Ish-zv-kryeministrja dhe ish-nënkryetarja e Kuvendit, Emilja Rexhepi, ka paralajmëruar se Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk arrihet marrëveshje për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit