10.2 C
Prizren
E enjte, 19 Mars, 2026

Qeveria ka gati dy milionë doza të vaksinave anti-COVID

Kryeministri Avdullah Hoti bashkë me ministrin Armend Zemaj dhe drejtorin e IKShPK-së Naser Ramadani kanë mbajtur konferencë për medie për strategjinë e imunizimit dhe planin e vaksinimit Kryeministri Hoti njoftoi se vaksina mund të vijnë në muajin shkurt.

Hoti, ka njoftuar se Kosova deri tash ka arritur marrëveshje për gati dy milionë doza të vaksinave anti-COVID, teksa ka njoftuar se të parat do të vijnë në muajin shkurt.

Sipas tij, stafi shëndetësor dhe personat mbi moshën 65-vjeçare do të jenë të parët që do të vaksinohen. Ka paralajmëruar se brenda dite do të vaksinohen rreth 20 mijë persona.

Vaksinat do të jenë falas për qytetarët.

Hoti e ka quajtur lajm të mirë rënien e numrit të të infektuarve ditët e fundit teksa ka paralajmëruar se masat aktuale do të mbesin në fuqi.

“Jemi duke bërë rikategorizimin e komunave çdo të premte. Këto masa do të jen në fuqi edhe më tutje, e dimë që këto masa janë marr model nga vendet e tjera”, ka thënë ai.

Ndërkohë, ministri në detyrë, Armend Zemaj, meritat për këtë ia ka adresuar kryeministrit në detyrë, Hotit.

“Këto punë dhe i gjithë ky angazhim është siguruar nga Avdullah Hoti. Siç e kemi bërë të ditur dje për sigurimin e vaksinave, kemi marr konfirmimin nga Pfizer për 500 mijë vaksina. Këtë konfirmim e kemi marrë ditën e djeshme pas shume negociatash. Gjatë kësaj jave do të finalizohen edhe aspektet teknike mes MSH-së dhe kompanisë. Dozat e para do të vijnë në muajin shkurt”, ka thënë Zemaj./SYRI.net/

Qeveria ka gati  dy milionë doza të vaksinave anti-COVID

Më Shumë

Aksion kundër fajdes në Prizren

Njësitë e Drejtorisë kundër Krimit të Organizuar kanë zhvilluar sot një veprim policor në Prizren, në kuadër të një hetimi që lidhet me veprën...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit