Lushtaku i kërkon Limajt ta shuajë partinë dhe të bëhet pjesë e PDK’së

Sami Lushtaku ka thënë se është një nga ithtarët e vetëm që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Ish-kryetari i Skenderajt ka thënë se do të donte që të Nisma e Limajt të shkrihet në PDK.

“Unë jam një i vetmi në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK’së. Jam deri në skaj në idenë që PDK’ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet. Kam pasur kontakte dhe do kem përsëri me Limajn për këtë temë”, ka thënë Lushtaku për Indeksonline.

Lushtaku ka konfirmuar se në këto zgjedhje nuk do të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja.

“S’e kam mendjen me kandidu për deputet, djali im Mërgimi po”, ka thënë ai.

Anëtari i PDK’së ka thënë se ka një dëshirë të zjarrtë që pjesë e listës për deputet të jetë edhe Albin Kurti nga Vetëvendosje.

“Kisha pas qef Albini me kandidu. Më vjen keq nëse ndodh moskandidimi i tij. Kam qef me pa Albinin”, ka thënë Lushtaku.

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Zyrtare: Edvin Kuc rikthehet te Ballkani i Suharekës

Ballkani e ka rikthyer ish-mesfushorin Edvin Kuc sërish në Suharekë. Kuc që dikur ishte kapiten i “Xhebrailave” është rikthyer sërish me objektivin që ta fitojë...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit