Sot shi dhe borë në Kosovë

Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.

Këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta, por edhe në viset mesatare.

Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius.

Ky aktivitet dinamik i motit do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e ajrit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit.

Më Shumë

Nis asfaltimi i rrugës drejt Ujëvarave të Mirushës

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka njoftuar se kanë nisur punimet e asfaltimit në kuadër të projektit për ndërtimin e...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit