16.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Trumpi më në fund pranon humbjen, dënon dhunën në Kongres

Presidenti Donald Trump dënoi mbështetësit e tij të dhunshëm që sulmuan Capitolin të mërkurën dhe pranoi humbjen ndaj rivalit të tij demokrat, presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një video-mesazh të ri, të enjten mbrëma (sipas kohës në SHBA) presidenti Trump tha se tash që Kongresi ka certifikuar rezultatet “administrata e re do të inaugurohet më 20 janar” dhe fokusi i tij tani kthehet në sigurimin e një tranzicioni të qetë dhe rregullt të pushtetit.

Ai gjithashtu foli kundër dhunës në Capitol, duke e quajtur atë një “sulm të neveritshëm”. Presidenti Trump tha se ishte i “zemëruar nga dhuna, si dhe shkelja e ligjit dhe rendit”.

Trump nuk foli mbi rolin e tij në nxitjen e dhunës. Por ai u tha mbështetësve të tij se, ndërsa ai e di se ata janë “të zhgënjyer”, ai dëshiron që ata ta dinë se “udhëtimi ynë i jashtëzakonshëm sapo ka filluar.”

Kjo përbën një ndryshim qëndrimesh për Trumpin, i cili është përballur me thirrje në rritje për dorëheqje ose shkarkim nga detyra pas trazirave të dhunshme të së mërkures në Uashington. Presidenti Trump për dy muaj ka këmbëngulur se ai i kishte fituar zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, të shoqëruara me manipulime dhe parregullsi, pa dhënë prova.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi dhe udhëheqësi demokrat i Senatit Chuck Schumer i bënë thirrje nënpresidentit Mike Pence të heqë nga detyra Presidentin Trump në bazë të amendamentit të 25-të të Kushtetutës, i cili lejon anëtarët e kabinetit të rrëzojnë një president kur konsiderohet i paaftë për postin. \ Voa

Më Shumë

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim dhunuesi i dy të miturave

Gjykata Themelore në Prizren, departamenti për të mitur, e ka dënuar të akuzuarin E.G., me 24 vjet burgim pasi i ka detyruar dy vajza...

Zhegrova nonimohet për çmimin e futbollistit të vitit në Francë

Futbollisti i kombëtarës së Kosovës, Edon Zhegrova, është nominuar për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit në elitën e futbollit francez. Ai është...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit