0.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Korrupsioni, 482 raste dhe 666 persona nën hetim

Dosje per korrupcion482 raste korrupsioni janë duke u hetuar në të gjithë Kosovën nga prokuroritë themelore. Numri i madh i rasteve ka bërë që Zyra e Prokurorit të Shtetit të hartojë një plan veprimi për rritjen e efikasitetit të sistemit prokurorial. Nga to, Prokuroria e Prishtinës ka më së shumti raste, 218, e më së paku ajo e Gjilanit, 17 raste. Si raporton Kohavisioni, në hetim janë të përfshirë 666 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të ndryshëm institucionesh. Në bazë të këtij plani, rastet e rëndësishme do të kenë prioritet absolut.

“Me rastin e përcaktimit të prioritetit absolut duhet të merret parasysh cilësia e kryesit, pozita zyrtare dhe shuma e përfitimit apo dëmi i shkaktuar me vepër penale”, thuhet në plan, transmeton Koha.

Të gjithë ata që dështojnë të përmbushin planin, paralajmërohet se do të ndëshkohen. Kryeprokurorët e prokurorive themelore do të jenë direkt përgjegjës për dështimin e prokurorëve të tyre. E grumbullimi i gjithë kësaj pune tregon mospunë, sipas Institut të Kosovës për Drejtësi.

Betim Musliu kujton se kohë më parë, nën drejtimin e prokurores Drita Hajdari, ishte krijuar task forca për luftimin e korrupsionit, e cila tani po del se nuk ka kryer edhe aq punë. Ky plan ka filluar të zbatohet që nga fillimi i këtij muaji, ndërkaq vlerësimi përfundimtar për të do të bëhet më 30 qershor të 2014-ës.

Më Shumë

Ngjyrat u shkrinë me dheun

Enver Sulaj (Përkujtim) Nuk e kam asnjë foto Për me i pa edhe nji herë andrrat tua E me u gëzue bashkë si fëmijë. Fyellit s'i bie ma kush As...

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Lajmet e Fundit