Hoti nga Dragashi: LDK-ja është shtëpia jonë, fitorja e saj quhet Republika e Kosovës

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka takuar strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Dragash.

Nga atje, Hoti ka thënë se kanë marrë një mesazh nga stukturat, anëtarët dhe simpatizantët e LDK-së në këtë qytet.

“Në Dragashin e punës dhe bashkëjetesës! LDK-ja është shtëpia jonë e madhe, ndërsa fitorja e saj quhet Republika e Kosovës dhe ekzistenca e saj, ndaj ne jemi me shtëpinë tonë, përkatësisht me Kosovën. Ky ishte mesazhi që na kishin rezervuar strukturat, anëtarët dhe simpatizantët, me rastin e vizitës sonë në këtë degë”, ka shkruar Hoti, raporton Insajderi.

Hoti ka theksuar se ndjehet krenar që qeveria e tij ka pasur prioritet bujqit.

“Faleminderit Dragash, ne jemi me ju! Krenar që bujqësia ka qenë dhe do të mbetet prioritet i qeverisjes sonë, për të mirat tona e nga toka jonë e çmuar. Zoti e bekoftë Dragashin! Zoti e bekoftë LDK-në!”, ka shkruar ai.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Kosova përgatitet në Prizren për ndeshjet vendimtare të korrikut

Kosova në basketboll po vazhdon përgatitjet intensive në Prizren për dy ndeshjet shumë të rëndësishme që e presin në muajin korrik. Federata e Basketbollit e...

Lajmet e Fundit