LDK rendit të arriturat e Driton Selmanajt, Hykmete Bajramit e të tjerëve

Java që shkoi ishte edhe konkretizim i datës së zgjedhjeve të përgjithshme në vend.

U.D së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani zyrtarisht shpalli datën e zgjedhjeve, e cila është 14 shkurti.

Pas kësaj, KQZ zhvilloi mbledhjen e radhës ku u diskutuan përgatitjet për zgjedhje dhe se buxheti për këto zgjedhje arrin shifrën afro 6 milionë euro.

Por anipse fushata zgjedhore zyrtarisht pritet të nis më 3 shkurt deri me 12 shkurt, partitë politike nuk kanë hezituar ta startojnë atë edhe më herët.

Lidhja Demokratike e Kosovës përpos takimeve  me qytetarë, përmes rrjetit social Facebook ka filluar të shfaqë sipas tyre të arriturat e ministrave në detyrë.

LDK renditi të arriturat e ministres së Financave Hykmete Bajrami, nën udhëheqjen  së cilës u vodhën 2 milionë euro nga Thesari i Shtetit.

Poashtu LDK renditi të arriturat e Driton Selmanajt, zv/kryeministri që bëri bujë me deklaratat e tij për të pagjeturit, e shumë zyrtarëve të tjerë.

Siç duket LDK tashmë po zyrtarizon edhe emrat të cilët do ti ketë sërish në rast të fitores së këtyre zgjedhjeve, e që s’do të jenë fare surprizë.

 

Më Shumë

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit