Pamje nga Ura e Fshejtë: Drini i Bardhë del prej shtratit, vërshon gjithë zonën përreth

Në disa prej qyteteve të Kosovës, po vazhdojnë vërshimet, si pasojë e reshjeve. Lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre, e disa pamje tregojnë gjendjen e Drinit të Bardhë.

Është dita e katërt që qytetarët nga disa zona të Kosovës po përballen me përmbytjet prej reshjeve të mëdha të shiut dhe të borës.

Në disa pamje që janë dërguar në adresë të Gazetës Express, shihet se lumi Drini i Bardhë, që rrjedh nëpër Dukagjin, ka dalë nga shtrati.

Videot janë xhiruar prej “Urës së Fshejtë” në Gjakovë.

Në këto katër ditë vazhdimisht janë publikuar pamje nga zona të ndryshme, të prekura nga vërshimet.

Në Drenas dhe në Fushë-Kosovë sot po evakuohen shumë familje, pasi uji ka marrë shtëpi e banesa. Janë shkaktuar dëme materiale dhe të mbjellat.

Qytetet e tjera të prekura nga vërshimet janë Rahoveci, Gjakova, Lipjani, Podujeva, Kamenica. /Express/

 

Më Shumë

KGJK dhe Gjykata e Prizrenit thellojnë bashkëpunimin për rritjen e efikasitetit dhe transparencës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Rrustem Thaqi, ka pritur në takim kryetaren e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ku u diskutua...

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut në Prizren drejt përfundimit

Restaurimi i shtëpisë së Vehbi Haxhiut, një prej objekteve me vlera të veçanta në Qendrën Historike të Prizrenit, po shkon drejt përfundimit. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit