12.8 C
Prizren
E premte, 9 Maj, 2025

Koalicioni LDK-BD, bashkë për ta luftuar korrupsionin

eqa dhe zafaKoalicioni LDK-BD, mbrëmë në Zhur, ka shpalosur vizionin për udhëheqjen korrekte të Prizrenit dhe luftën kundër korrupsionit. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, tha se kënaqësia më e madhe e tij ka qenë që koalicioni me BD-në është bërë mbi parimet e respektimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

“Duke nisur nga Prizreni që nuk është një pikë cfarëdo, ne do ta ndrrojmë rrjedhën e kobshme që ka marrë administrimi i Kosovës si në nivel qëndror ashtu edhe në nivel lokal”, tha Kryeziu.

Kurse, kryetari i BD-së, Zafir Berisha, i cili u prit me ovacione nga zhurjanët, tha se zhurjanët me prezencën e madhe në këtë tubim po e japin mesazhin se me 1 dhjetor fiton kolaicioni LDK-BD.

“Ne kemi vendosur që Hashim Thaqit dhe ‘klanit pronto’ me ia ndalu Prizrenin”, tha Berisha. Ai tha se nuk është pishman që ka qenë në PDK, por qeveria aktuale e PDK-së është e papranueshme sepse varfëria e ka kapluar popullin.

Ndërkaq, kryetari i Degës së LDK-së në Zhur, Shukri Vezaj, tha se qeverisë aktuale po i vjen fundi ndërsa koalicionin e LDK-së me BD-në e quajti Koalicioni i fitores.

Anatarët dhe simpatizantët e LDK-së dhe BD-së në këtë tubim elektoral i ka përshendetur edhe deputeti i LDK-së në parlamentin e Kosovës Anton Çuni. Ai i ftoi zhurjanët dhe gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që të votojnë për numrin 78, të votojnë për Eqrem Kryeziun.

“Vota për koalicionin LDK-BD, është votë për sundimin e ligjit dhe është votë kundër korrupsionit”, tha Çuni. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

18 vite nga vdekja e këngëtares së shquar shqiptare, Nazmie Hoxhës

Nazmie Hoxha lindi më 25 tetor 1952 në Gjonaj të Hasit të Prizrenit dhe vdiq më 5 maj 2007 në Prishtinë. Nazmie Hoxha ishte këngëtare e popullarizuar...

Hajdar Maloku – Planeja: Heroi i dijes dhe luftës për atdhe

HAJDAR MALOKU-PLANEJA Ushtarak, pedagog dhe atdhetar. U lind në fshatin Planejë të Hasit më 1916. Vjen nga një familje e madhe dhe e përmendur Maloku-Planeja. Pas...

Lajmet e Fundit