18.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Koalicioni për Rahovecin AAK-LDD i bindur në fitore

SmajlLatifi10-5Koalicioni për Rahovecin AAK-LDK mbajti tubim të madh përmbyllës në sallën e qendrës së kulturës “Mensur Zyberaj”, me ç’rast u rikonfirmua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet këtyre dy subjekteve. Kandidati për kryetar të komunës nga AAK Smajl Latifi tha se ne do të vazhdojmë të bashkëqeverisim me qytetarët, ashtu siç kemi bërë deri më tani. Në vazhdim Latifi shpalosi projektin e tij qeverisës, duke u fokusuar në mbështetje të sektorit të bujqësisë dhe ekonomive të vogla familjare.

Edhe Nahit Elshani, kryetar i degës së LDK-së theksoi nevojën e rritjes së kapaciteteve qeverisëse në nivel komunal dhe rikonfirmoi se Koalicioni për Rahovecin është i fokusuar në fitoren e Smajl Latifit, ndërsa thashethemet se, koalicioni është prishur është vetëm fushatë për të hutuar votuesit. Ne qëndrojmë fuqishëm parapa marrëveshjes së arritur dhe besojmë se së bashku do të ndërtojmë një strukturë të fortë e profesionale qeverisëse në interes të të gjithë qytetarëve pa dallime, shtoi Elshani. Në mbështetje të kandidatit Latifi doli edhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, i cili tha se Smajli është ikonë e ndershmërisë dhe neve na ka bërë nder të madh duke pranuar të jetë kryetar i Rahovecit. Me fitoren e tij fitojnë të gjithë, dhe jo vetëm partnerët e koalicionit. Me Smajl Latifin kryetar përfitojnë dhe mbështetësit e PDK-së, shtoi Haradinaj, duke u zotuar se së shpejti edhe ai do të jetë në gjendje të ndihmojë komunën e Rahovecit në cilësinë e kryeministrit të vendit.

Kryetarja e AGK-së Donika Kadaj-Bujupi tha se në takimet që ka pasur me zyrtarë të lartë shtetëror në Mbretërinë e Bashkuar, ka dëgjuar të flitet mirë dhe me re4spekt vetëm për një kryetar të një komune në Kosovë, dhe ky është Smajl Latifi. “Atje më kanë thënë se në Rahovec e kemi takuar një kryetar energjik dhe të ndershëm. Kemi parë se aty qeveriset mirë dhe pa korrupsion, prandaj një kryetar i tillë ju duhet edhe shumë komunave të Kosovës,” citoi fjalët e zyrtarëve anglezë deputetja Kadaj-Bujupi.

Në tubim morën pjesë edhe strukturat drejtuese të degës së LDK-së dhe ish kryetari i degës së LDK-së Ibrahim Kryeziu, për të cilin rivalët e koalicionit kishin propaganduar se i është bashkuar kundërkandidatit të koalicionit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Kosovë “pa kufi” për 9 muaj

Prej ditës së mërkurë ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit, qytetarët e Shqipërisë dhe të Kosovës do të kalojnë përmes...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Lajmet e Fundit