Një nëndegë e LDD-së, aderon në partinë e Zafirit

zafa dhe shabaniNënkryetari i Nëndegës së LDD-së në lagjen “28 Nëntori” në Prizren, Bekim Shabani,bashkë me anëtarët i është bashkangjitur Bashikimit Demokratik të zafir Berishës. Shabani në zgjedhjet e 3 nëntorit të këtij viti ka qenë kandidat i LDD-së-AAK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit.
“Duke parë vendosmërinë dhe guximin e liderit të Bashkimit Demokratik në proceset të cilat po kalojmë, ne aktivistët e LDD-së në lagjen “ 28 Nëntori”, kemi vendosur që t’i bashkohemi kësaj force politike e cila po shihet se është shpresa e vetme për perspektivën e qytetarëve të Prizrenit, forcë e cila tashmë në zgjedhjet e 3 nëntorit u dëshmua si subjekti më serioz dhe më i mbështetur nga qytetarët e Prizrenit”, tha Shabani.

Kryetari i BD-së Zafir Berisha tha ndërkaq se aderimi i Shabanit dhe anëtarëve të kësaj nëndege të LDD-së fuqizon Bashkimin Demokratik.

“Aderimi juaj dhe shumë qytetarëve tjerë që ditëve të fundit në mënyrë masive po i bashkohen Bashkimit Demokratik fuqizon përpjekjen tonë tashmë publike për ndryshim më 1 dhjetor dhe për këtë strukturat e BD-së dhe unë si kryetarë do të jem përgjegjës për besimin e madh që është gjithnjë e në rritje për vizionin tonë”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detajet

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur të dielën në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit