Berisha: Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar shtëpinë e familjes

Valon Berisha, futbollist i Kombëtares së Kosovës ka folur sot për mediat në Francë, “sofoot”.

Kosovari e nisi me një superdeklaratë: “Pas luftës, u ktheva në Kosovë për ta rindërtuar shtëpinë e familjes”.

Për të vazhduar, duke folur edhe për skuadrën e Reimsit.

“Po ndjehem si në shtëpinë time. Më duhej pak kohë gjatë ndeshjeve të para për t’i njohur shokët e skuadrës. Mendoj se skuadra në këto ndeshjet e fundit ka rritur potencialin”, ka thënë Berisha.

Kosovari gjatë intervistës tregoi edhe për arsyen pse zgjodhi klubin francez.

“Zgjodha këtë projekt, sepse menjëherë ndjeva se do të kisha një rëndësi të veçantë brenda saj. Projekti im është edhe të merrem me lojtarët e rinj. Më ka pëlqyer kjo, e kam bërë edhe te RB Salzburgu. Me pëlqen të jem një udhëheqës, prandaj zgjodha këtë projekt”, vazhdoi kosovari.

Valon Berisha tregon edhe historinë e tij si një fëmijë. Si kaloi ai në Norvegji? Tregoi lojtari:

“Nuk ishte e lehtë. Por, ata [Norvegjia] bëjnë shumë për të integruar të huajt në shoqërinë e tyre. Unë jam shqiptar, ata janë norvegjezë. Nëse bëja diçka mirë, isha norvegjez. Nëse isha i përfshirë në një përleshje, isha një shqiptar”, shtoi lojtari i Reimsit.

Cilat janë kujtimet tuaja më të hershme të kulturës kosovare?

“Ushqimi. Në shtëpinë tonë ne ushqehemi në mënyrë tradicionale, si pasul me mish. Babai im gjithmonë thoshte: “Nëse e hani këtë, do të bëheni të mëdhenj dhe të fortë”.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Deri në 33 gradë sot

Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi sot do të ndikohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas njoftimit të institutit,...

Lajmet e Fundit