16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Pas vdekjes së 15 vjeçarit në Prizren, Komuna dhe Policia aktivizohen për shtimin e masave në shkolla

Kryetari i Komunës së Prizren, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, dhe Stacionet Policore të Rajonit të Prizrenit, kanë mbajtur gjatë ditës së sotme një takim me Drejtoritë Komunale të Arsimit të komunave Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë.

Kjo mbledhje është mbajtur pas vdekjes së të miturit në Prizren si pasojë e therjes me thikë, e cila u shkaktuar si pasojë e një përleshje mes të miturve.Policia ka bërë të ditur se në takimin e sotëm, është diskutuar për ndërmarrjen e veprimeve të përbashkëta me qëllim të rritjes së Sigurisë në shkolla dhe përreth tyre.

“Të gjithë Drejtorët e shkollave kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Policinë e Kosovës me të vetmin qëllim, krijimi i ambientit të sa më të sigurte për të gjithë, e në veçanti nëpër shkolla. Në te gjitha takimet kanë marrë pjesë Eprorë të Stacioneve policore, Policët e Komunitetit dhe të Sektorit, ndërsa në Prizren nga Drejtoria Rajonale dhe komandantët e stacioneve policore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, në këtë takim është vendosur që të rritet bashkëpunimi Polici- DKA- Këshilli i Prindërve dhe Shkolla, vazhdimi i ligjëratave nëpër shkolla nga Policia e Kosovës (pas krijimit të kushteve pas pandemisë Covid-19), vizita në shkolla dhe shtimi i patrullimeve policore rreth objekteve shkollore, si dhe kontakti i përhershëm i Policisë së Komunitetit dhe Policit të Sektorit me drejtor, arsimtar dhe punëtor të Sigurimit Fizik të shkollave.
KALLXO.com ka raportuar se një i mitur ka vdekur para dy ditëve si pasojë e lëndimeve të marra pas therjes me thikë nga një person.

Ngjarja ka ndodhur në Prizren më saktësisht në rrugën “Ylber Fanaj”.Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje në lidhje me rastin duke treguar se kanë qenë të përfshirë disa të mitur ndërsa njëri nga ta u ther me thikë në pjesën e majtë të gjoksit, e më pas i njëjti kishte vdekur si pasojë e lëndimeve.

“Prokurori kujdestar së bashku me njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar provat materiale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.Tutje në njoftim thuhet edhe se nga informacionet fillestare ka rezultuar se në rastin konkret të miturit e përfshirë në përleshje kanë poseduar një armë zjarri dhe dy thika.

Më Shumë

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Lajmet e Fundit