11.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Shkurt, 2026

Neymar në një lidhje të re? Tifozët kapin detajin e rëndësishëm në “Instagram”

Sulmuesi i PSG-së, Neymar Junior, mesa duket ka një tjetër person në krah këto kohët e fundit. “Instagrami” tregon shumë për jetën privat ditët e sotme dhe ka qenë pikërisht atje, ku braziliani ka shkëmbyer disa mesazhe me këngataren Emilia Mernes.

Argjentinasja kishte postuar një foto me një fëmijë të vogël, ku nuk mungoi një koment nga Neymar. 28-vjeçari i dërgoi një zemër bukuroshes, veprim ky që nuk mund t’iu shpëtonte fansave.

Komenti i Neymar në postimin e Emili

Mësohet se dyshja është takuar për herë të parë para Vitit të Ri, ku ylli i PSG-së organizoi një festë në shtëpinë e tij në Brazil. Ende nuk dihet marrëdhënia mes të dyve, por miqtë e këngatares konfirmojnë se deri më tani ata shkojnë shumë mirë me njëri tjetrin.

Deri vitin e kaluar, Neymar përflitej se ishte në një lidhje me modelen kroate Natalia Barulich, por ishte kjo e fundit që hodhi poshtë gjithçka. Ajo deklaroi se kjo ishte shakajë më e madhe e bërë ndonjëherë, duke konfirmuar se mes tyre nuk ka asgjë.

 

Më Shumë

Dërgohet në burg 23 vjeçari nga Prizreni, ishte dënuar me 14 muaj burgim efektiv për “Narkotik”

Është dërguar në burg 23-vjeçari i cili ishte i dënuar me 14 muaj burgim efektiv për narkotikët.   Sipas njoftimit të policisë i arrestuari është dënuar...

Rrahje në Dragash, dy persona përfundojnë në spital

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash. Policia ka bërë të...

Lajmet e Fundit