I riu vrau të dashurën 17-vjeçare për shkaqe xhelozie

Trupi i pajetë i një 17-vjeçareje u gjet  i hedhur në një zonë të thellë në Monte San Calogero, Palermo, pasi u vra nga i dashuri i saj.

Ka qenë ky i fundit i cili shoqëroi karabinierët në vendin e ngjarjes dhe më pas pranoi krimin.

Roberta Siragusa ishte zhdukur prej disa orësh dhe prindërit ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Policia nisi kërkimin ndërsa po merrte në pyetje njerëzit më të afërt me vajzën.

Rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm, i dashuri i saj, Pietro Morreale, 19-vjeç  u paraqit në komisariat, i shoqëruar nga prindërit dhe avokati mbrojtjes për të rrëfyer krimin.

Mbrëmjen e së shtunës, ata e kaluan së bashku në një vilë, pavarësisht së është e ndaluar nga pandemia e koronavirusit.

Sipas informacioneve të deri tanishme thuhet se dy të rinjtë patën një debat për shkaqe xhelozie.

Më Shumë

Gjykata Kushtetuese: Zvarritja 11-vjeçare e rastit në Prizren shkeli të drejtat e qytetarit

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur se zvarritja e një rasti gjyqësor për më shumë se 11 vjet në Gjykatën Themelore në Prizren ka...

Ku është Ukshin Hoti? – Tubim përkujtimor në Krushë të Madhe

Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së Ukshin Hoti, në Kompleksin Historik “Ukshin Hoti” në Krushë të Madhe do të mbahet një tubim sensibilizues...

Lajmet e Fundit