Kujtim Gashi poston videon ku kërkonte nga Qeveria t’i ndihmojë bujqit pas vërshimeve

Ish-ministri Kulturës Kujtim Gashi, kandidat i PDK-së për deputet në  zgjedhjet e 14 shkurtit, derisa ishte pjesë e legjislaturës së kaluar para deputetëve pati kërkuar nga Qeveria e Hotit, që të alokoheshin fonde për komunat, të cilat ishin të prekura nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut të muajve të fundit.

Gashi ka theksuar se komuna të tëra të Kosovës si Dragashi, Prizreni, Rahoveci e Suhareka, janë dëmtuar shumë si pasojë e këtyre vërshimeve, duke shtuar se bujqësia si degë kryesore në këto qytete, është dëmtuar jashtëzakonisht shumë.

Ai në fjalimin e tij para deputetëve, ka thënë se pandemia ka rënduar punën dhe jetën e këtyre qytetarëve, të cilët edhe më parë kishin pasur probleme për të shitur produktet e tyre në tregun kosovar.

Më poshtë mund ta ndiqni adresimin e Gashit në Kuvendin e Kosovës:

 

Më Shumë

Liria e Prizrenit mbetet pa tre aksionarë

Liria e Prizrenit  tashmë do t’i bëjë llogaritë pa tre aksionarët nga Prizreni: Valon Osmani, Xhoshkun Dragoj dhe Dardan Kodra. Burime të AL News mësojnë...

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Lajmet e Fundit